Attachment_4_Parliamentary_Research_Draft_Law_on_strategic_investments.pdf
PDF 1 MB Posted
- Solicitation number
- SOL-167-17-000001
About this file
Attachment 4
View the file
Other files
| File | Type | Posted |
|---|---|---|
| Amendment_01_SOL-167-17-000001.pdf | ||
| Q&A_SOL-167-17-000001.pdf | ||
| RFP_SOL-167-17-000001.pdf | ||
| Attachment_2_-_Budget_Template.xls | XLS spreadsheet | |
| Attachment_1_-_SAM_registration_instructions.pdf | ||
| Attachment_3_-_Form_1420-17_Contractor_Employee_Biographical_Data_Sheet.doc | DOC document |
On GovTribe
Work with this file
- Download the original file
- Contacts named in this file
- Similar government files
- Ask GovTribe AI about this file
Text version
PROJEKTLIGJI PËR
INVESTIMET
STRATEGJIKE
Mars 2016, Prishtinë
Përgatitur për Komisionin Parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Infrstrukturë, Tregti dhe
Industri.
Shqip | Serbisht
HULUMTIM
PARLAMENTAR
Ky hulumtim parlamentar është mundësuar me përkrahjen e USAID-së për projektin e zbatuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI). Ky projekt ka për qëllim të asistojë Drejtorinë për
Hulumtime, Arkivë dhe Bibliotekë me hulumtime nga institutet hulumtuese jashtë Kuvendit në fusha të caktuara dhe specifike.
Hulumtimi është bërë me kërkesë të Komisioni për për Zhvillim Ekonomik, Infrstrukturë, Tregti dhe Idustri, dhe është ekskluzivisht për Kuvendin e Kosovës dhe Komisionin që e ka kërkuar. Po ashtu, këto hulumtime i përmbahen kritereve të objektivitetit, paanshmërisë dhe nuk synojnë të japin rekomandime por vetëm të dhëna faktike dhe praktika ndërkombëtare.
Ky hulumtim u realizua nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë. Përmbajtja e këtij hulumtimi nuk paraqet pikëpamjet apo qëndrimet e USAID-it apo KDI-së.
Përmbajtja Hyrje
Definimi i Investimeve Strategjike
Përfitimet e ofruara për investitorët e huaj në sektorë strategjikë
Dhënia në shfrytëzim e tokës publike
Çështja e prokurimit dhe koncesionimit në Bashkimin Evropian
Kriteret për vlerësim dhe përzgjedhje të projekteve të investimeve strategjike
Çështje të tjera
Krahasim i opsioneve të ndjekura nga Kosova dhe vendet tjera
Kosova
Kroacia
Serbia
Maqedonia
Bashkimi Evropian
Referencat
Hyrje
Parimet e ekonomisë së tregut me konkurrencë të drejtë dhe të barabartë janë shtylla kyçe të rregullimit ekonomik në Kosovë të mishëruara në Kushtetutën e vendit. Nisur nga kjo, planifikimi i zhvillimit ekonomik të vendit bazuar në rritjen e kapaciteteve dhe përmirësimin e pozitës së sektorit privat, është për t’u përshëndetur dhe përkrahur. Përkundër përpjekjeve për përmirësimin e mjedisit afarist dhe investues në vend, niveli i investimeve dhe ritmi i krijimit të vendeve të reja të punës, vazhdimisht ka qenë nën nivelin e dëshiruar dhe i pamjaftueshëm për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe përmirësimin e mirëqenies së përgjithshme. Investitorët e huaj dhe ata vendorë ende hezitojnë të zotojnë mjetet e tyre në projekte të ndryshme në Kosovë, dhe padyshim, ky hezitim duhet të jetë nxitës për të reflektuar mbi situatën e tanishme dhe për të diskutuar alternativa për t’u larguar nga kjo status quo.Një nga ankesat kryesore të investitorëve potencialë, qofshin ata vendorë apo ndërkombëtarë, është edhe burokracia e tepërt institucionale dhe barra legjislative me të cilën ata përballen në momentin kur shqyrtojnë mundësi të investimit në vend. Mungesa e kornizës ligjore që t’i mundësojë qeverisë që të negociojë drejtpërdrejtë me investitorë të interesuar për të kuptuar dhe reaguar ndaj kërkesave të këtyre investitorëve, ka qenë pengesë në shumë raste. Bizneset kanë mirëpritur idenë e krijimit të një ligji të veçantë për investime strategjike, i cili fillimisht u propozua në formën e programeve politike zgjedhore, e që pastaj është përfshirë edhe në programin qeverisës. Kjo për faktin se ky ligj shihej si mundësi shumë e mirë që t’i mundësohej organeve kompetente të vendit të krijojnë mekanizma më fleksibil për tërheqjen e investimeve, dhe të përmirësohet pozita krahasuese e Kosovës në aspekt rajonal. Megjithatë, vlen të theksohen shqetësimet e ngritura nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë për ndonjë mospërputhje eventuale me Direktivat e BE-së, dhe rrjedhimisht mundësive të keqpërdorimeve të mundshme, duke bërë thirrje që fokusi duhet të jetë në përmirësimin e sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit, përmirësimin e mëtejmë të mjedisit afarist etj. Në këtë aspekt, edhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe të asociacioneve të biznesit kanë kërkuar që të gjitha dispozitat e ligjit të harmonizohen me direktivat e BE-së, duke marrë në konsideratë vërejtjet e parashtruara. Fleksbiliteti në negociim nuk duhet në asnjë mënyrë të çojë në anashkalim të dispozitave të ligjeve që rregullojnë fushat e tjera, përfshirë edhe prokurimin publik, ose partneritetet publiko-private.
Megjithatë, duke pasur parasysh atë që u elaborua më lartë, shihet se në treg ekziston një nevojë për reformim të qasjes dhe politikave të vendit, për t’u hapur rrugë investimeve të huaja direkte dhe investimeve vendore të cilat janë serioze dhe kanë potencial për zhvillim ekonomik të vendit, e në veçanti të ndikojnë në uljen e papunësisë në vend.Projektligji për
Investime Strategjike parasheh thjeshtëzim të procedurave dhe një qasje më të hapur drejt investimeve të huaja dhe vendore, veçanërisht ato në sektorët strategjik të vendit. Pritet që efektet e këtij ligji të prodhojnë vende të reja pune dhe aktivitet të shtuar ekonomik i cili është i nevojshëm për vendin. Në të njëjtën kohë, si një praktikë e cila ndërhyn në treg, Ligji për Investime Strategjike kërkon vëmendje të veçantë, në mënyrë që ai të mos shkojë kundër parimeve të ekonomisë së lirë të tregut, konkurrencës, barazisë, dhe transparencës.
Në këtë aspekt, ky dokument hulumtues ka për qëllim që të eksplorojë disa nga pikat kryesore të cilat preken nga Ligji për Investime Strategjike, përfshirë këtu edhe definimin e
‘investimeve strategjike’, përfitimet e parapara për investitorët strategjikë dhe analizimin e procedurave të vlerësimit dhe aplikimit në projekte strategjike. Me qëllim që të mësohet nga praktika e vendeve të tjera, si raste analitike do të elaborohen Maqedonia, Serbia, dhe
Kroacia, ndërsa për të parë nëse ky projektligj është në përputhshmëri me direktivat e
Bashkimit Evropian, do të analizohet edhe legjislacioni i BE-së që lidhet me këto praktika.
Definimi i Investimeve Strategjike
Varësish nga burimet natyrore, përparësitë krahasuese, dhe faktorë të tjerë, shtetet e ndryshme identifikojnë dhe hartojnë politika për përkrahjen e sektorëve të veçantë që janë të një rëndësie strategjike për atë shtet. Në këtë aspekt, me projektligjin për Investime
Strategjike, Kosova i ka deklaruar sektorët në vijim si sektorë strategjik: energjetike dhe minerar; turizëm; bujqësi; industri ushqimore; teknologji industriale; transport;
telekomunikacion; arsim; sport dhe rekreacion; shëndetësi; parqe industriale; naftësjellës dhe gazsjellës; administrim të ujit dhe ujërave të zeza; mbledhje, deponim, riciklim dhe menaxhim i mbeturinave. Rrjedhimisht, investimet e bëra në këta sektorë llogariten investime strategjike, mirëpo projektligji nuk parasheh specifika të mëtutjeshme mbi definimin e investimeve në këta sektorë, apo se çfarë konkretisht llogaritet si investim strategjik.
Në Kroaci, Ligji për Investime Strategjike i definon projektet strategjike si:
“projekte implementimi i të cilave krijon kushte për rritje të punësimit, varësisht nga lloji dhe lokacioni i projekteve të cilat kontribuojnë në mënyrë domethënëse në zhvillimin ose përmirësimin e kushteve dhe standardeve për prodhim të produkteve dhe ofrim të shërbimeve të cilat prezantojnë dhe zhvillojnë teknologji të reja për rritjen e konkurrueshmërisë dhe efikasitetit në ekonomi ose sektorin publik dhe/ose të cilat ngrisin nivelin e përgjithshëm të sigurisë dhe kualitetit të jetës së qytetarëve dhe mbrojtjes së ambientit, të cilat kanë efekte pozitive në më shumë aktivitete ekonomike dhe implementimi i të cilave krijon vlerë të shtuar, dhe të cilat në mënyrë të madhe i kontribuojnë konkurrueshmërisë së ekonomisë kroate..”
Më tutje, investime strategjike janë ato investime të cilat bien nën fushat në vijim, dhe përfshijnë ndërtimin e strukturave në këto fusha: ekonomi, energji, turizëm, transport dhe infrastrukturë, komunikime elektronike dhe shërbime postare, mbrojtje e ambientit dhe shërbime publike, bujqësi, pylltari, menaxhim të ujërave, peshkatari, kujdes shëndetësor, kulturë, shkencë, teknologji, edukim, mbrojtje, dhe gjyqësor. Më tutje, ligji në Kroaci specifikon se nëse investime të tilla janë në mënyrë të plotë private, ato përfshijnë aktivitete të prodhimit dhe përpunimit, zhvillimi i inovacionit, aktivitete për mbështetje të bizneseve, shërbime me vlerë të lartë të shtuar, aktivitetet në sektorin e energjisë, infrastruktura, aktivitete në lidhje me bujqësi dhe peshkatari.
Përderisa Serbia nuk ka ndonjë ligj të veçantë për investime strategjike, ajo ofron lehtësira të investimit për sektorë të caktuar, duke përjashtuar prodhimet bujqësore, peshkatarinë, transportin, turizmin, lojërat e fatit, ndërtimin e anijeve dhe aeroporteve, sektori energjetik, etj. Në këtë aspekt, Serbia favorizon si investime strategjike ato të cilat kanë vlerë të shtuar të prodhimit dhe i ekspozohen tregtisë ndërkombëtare.
Duke u bazuar në burimet dhe përparësitë krahasuese të cilat Maqedonia i ka si vend, ajo ka shpallur sektorët në vijim si strategjik: bujqësia dhe përpunimi i ushqimit, metalurgjia, industria e tekstilit, industria e pjesëve automobilistike, ndërtimi, industria kimike, dhe sektori i Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit. Sipas Ministrisë së Ekonomisë së
Maqedonisë, këta sektorë kanë potencial për ofrim të vlerës më të lartë të shtuar në treg, duke shfrytëzuar relativisht pak burime.
Sa i përket Bashkimit Evropian, edhe pse ndonjë rregull e cila u imponohet të gjitha shteteve anëtare nuk ekziston, investime strategjike llogariten ato të cilat bëhen drejt zbatimit të parimeve të “Evropa 2020 – një strategji për zhvillim të mençur, qëndrueshëm, dhe gjithëpërfshirës” që ka për qëllim rritjen ekonomike dhe krijimin e vendeve të reja të punës.
Në këtë drejtim, Bashkimi Evropian ka aprovuar një Plan Investiv i cili fokusohet në largimin e pengesave për investime, ofrimin e vizibilitetit dhe asistencës teknike drejt projekteve investive. Për të arritur këto qëllime, plani fokusohet në mobilizim të investimeve në vlerë prej të paktën 315 miliardë euro, mbështetje të investimeve në ekonominë reale, dhe krijim të një ambienti të përshtatshëm për investime. Gjithashtu, BE-ja ka themeluar edhe Fondin
Evropian për Investime Strategjike, i cili do të mbështetë investimet në projekte ekonomikisht të qëndrueshme dhe vlerë të lartë të shtuar, duke u fokusuar në:
Infrastrukturë strategjike, përfshirë atë digjitale, transportin, dhe energjinë;
Edukim, hulumtim, zhvillim, dhe inovacion;
Zgjerim të energjisë së ripërtërishme dhe efikasitetit të burimeve; dhe
Mbështetje për biznese të vogla dhe të mesme.
Në këtë kuptim, si në BE, edhe në vendet tjera, investimet e bëra në sektorët strategjikë të një vendi llogariten si investime strategjike, të cilat drejtohen drejt arritjes së qëllimeve afatgjata zhvillimore të një vendi dhe krijimin e vendeve të reja të punës.
Përfitimet e ofruara për investitorët e huaj në sektorë strategjikë
Duke pasur një ligj të veçantë për investime strategjike, Kroacia ofron përfitime të ndryshme për investitorët që marrin këtë status:
Të gjitha procedurat administrative për kryerjen e investimit konsiderohen urgjente dhe kryhen me prioritet të lartë.
Procedurat e apelit në procese të prokurimit publik dhe ato që lidhen me implementim të projekteve strategjike, konsiderohen si urgjente.
Me ligj parashihet edhe dhënia e koncesioneve të ndryshme të cilat mund të jenë të nevojshme për zbatimin e investimit.
Edhe pse, duke përjashtuar rastin e Kroacisë, ligjet specifike për investimet strategjike mungojnë në rajon, shtetet e tjera të cilat janë konsideruar për këtë hulumtim – Maqedonia dhe Serbia – ofrojnë pako të tjera stimuluese për investime, dhe shpesh ligjet e ngjashme hasen me emërtime tjera. Në parim, pakot nuk i atribuohen në mënyrë të drejtpërdrejtë sektorëve strategjikë, mirëpo vet fakti që ato aplikohen për sektorë të caktuar dhe jo për të gjithë, lë të nënkuptohet se këta sektorë konsiderohen me rëndësi strategjike.
Në këtë aspekt, Maqedonia ofron stimuj të ndryshme për investime, përfshirë vendosjen në
Zona për Zhvillim të Teknologjisë dhe Industrisë pa kosto për kompanitë, me ç’rast ofrohet infrastruktura e nevojshme për zhvillim të projekteve strategjike. Për shembull, stimujt fiskal ofrohen për bizneset e vendosura në Zona për Zhvillim të Teknologjisë dhe Industrisë, me ç’rast të njëjtat lirohen nga tatimi në fitim për një periudhë 10 vjeçare. Më tutje, për ato kompani të cilat brenda vitit të fundit kanë pasur të hyra deri në tre (3) milionë MKD
(afërsisht 48 mijë EUR) janë të liruara nga tatimi në fitim. Ndërsa, ato të cilat realizojnë të hyra nga MKD 3,000,001 dhe MKD 6,000,000 (pra përafërsisht nga 48 mijë EUR deri në 98 mijë EUR) i nënshtrohen tatimit në fitim vetëm në 1% të të hyrave.
Gjithashtu, për bizneset e vendosura në Zona për Zhvillim të Teknologjisë dhe Industrisë ofrohen edhe lirime të caktuara nga Tatimi në Vlerën e Shtuar dhe pushime tatimore në
Tatimin në të Ardhura Personale për punëtorë për periudhë 10 vjeçare. Me legjislacion ofrohen edhe lirime të caktuara nga detyrimet doganore si dhe lirim nga pagesa e tarifave për përgatitjen e ndërtimeve. Maqedonia e subvencionon edhe fiskalizimin e bizneseve të reja, duke ulur tatimin korporativ në blerjen e deri 10 kasave fiskale.
Serbia ofron pako mbështetëse për investimet në sektorët e prodhimit dhe të shërbimeve të cilët i nënshtrohen tregtisë ndërkombëtare. Projektet e tilla investive përfshijnë:
Projektet investive standarde - investimet në mjete themelore deri në 50 milionë euro Projektet e mëdha investive - investimet mbi 50 milion euro Investimet e rëndësisë së veçantë - investime mbi 20 milion euro ose 500 vende të reja të punës, si dhe investime mbi 5 milion euro ose 200 vende të punës në komunat më pak të zhvilluara të Serbisë
Shpenzimet e arsyetuara përfshijnë investimet në mjetet materiale dhe jomateriale, përfshirë edhe shpenzimet për blerjen e patundshmërive, ose bruto shpenzimet për paga për periudhën dyvjeçare pas realizimit të investimit, me kusht që investimet dhe numri i të punësuarve të mbahet në të njëjtën komunë për së paku 5 vite pas realizimit të projektit, respektivisht për 3 vite për entitetet e vogla dhe të mesme ekonomike, si dhe me kusht që përfituesi të paguajë pagë më të madhe për 20% nga paga minimale.\
Tabela në vijim paraqet stimujt e ofruar në Serbi, për grupe të ndryshme të komunave, në bazë të nivelit të tyre të zhvillimit.
Grupet e komunave Stimujt e ofruar 1 Komunat e Grupit I 20%, por jo më shumë se 3,000 Euro 2 Komunat e Grupit II 25% por jo më shumë se 4,000 euro 3 Komunat e Grupit III 30% por jo më shumë se 5,000 euro 4 Komunat e Grupit IV 35% por jo më shumë se 6,000 euro 5 Komunat e dëmtuara 40% por jo më shumë se 7,000 euro
*Shumat janë për secilin vend të ri pune të krijuar.
Ndërsa, për projekte të tjera të cilat bazohen tërësisht në fuqi investive punëtore, ofrohen stimuj të tjerë, si më poshtë:
Numri i vendeve të reja të punës Stimujt e ofruar 1 Mbi 200 vende të punës 10% nga shuma e shpenzimeve dyvjeçare për bruto pagat 2 Mbi 500 vende të punës 15% nga shuma e shpenzimeve dyvjeçare për bruto pagat 3 Mbi 500 vende të punës 20% nga shuma e shpenzimeve dyvjeçare për bruto pagat
Në të tria rastet, si edhe në Kosovë, parashihet që investimeve strategjike t’u ofrohet qasje në shfrytëzimin e pronës shtetërore me kushte të veçanta, pa i u nënshtruar procedurave të prokurimit publik. Dhënia në shfrytëzim e tokës publike është analizuar në seksionin vijues të këtij hulumtimi.
Në nivel të Bashkimit Evropian, politikat për tërheqjen e investimeve mbesin në diskrecion të vendeve anëtare përderisa të njëjtat janë në përputhshmëri me legjislacionin dhe parimet e BE-së. Vlen të theksohet, se me qëllim që të shmanget dëmtimi i tregut si rezultat i konkurrencës së ashpër, Këshilli i Ministrave të Financave dhe Ekonomisë së BE-së ka aprovuar Kodin e Mirësjelljes për Tatim të Bizneseve. Edhe pse ky dokument nuk është ligjërisht obligues, i njëjti ka fuqi politike dhe synon të shmangë masa të cilat mund të dëmtojnë tregun.
Një rast konkret i politikave favorizuese ndaj sektorëve të identifikuar mund të gjendet në
Bullgari, shtet ky anëtar i Bashkimit Evropian. Ligji për Promovimin e Investimeve ofron lehtësira të ndryshme, duke filluar nga shkurtimi i afateve ligjore në 1/3 e atyre të speficikuara me legjislacion, ofrimi i mbështetjes financiare për ndërtim të stabilimenteve dhe të cilat janë të nevojshme për zhvillim të investimit, si dhe subvencionim të pagave të punëtorëve, sigurimet shëndetësore dhe sociale, dhe trajnimin e tyre, për një periudhë jo më të gjatë se 24 muaj.
Dhënia në shfrytëzim e tokës publike
Ndër çështjet kryesore të cilat i trajton Projektligji për Investimet Strategjike, është edhe dhënia e pronës publike dhe shoqërore për shfrytëzim investitorëve strategjikë. Deri tani, kjo çështje ka paraqitur një pengesë të konsiderueshme për investitorët potencialë, e veçanërisht për ata të huaj, të cilët në raste të caktuara janë dekurajuar nga procedurat e tejzgjatura burokratike dhe procedurat e komplikuara të prokurimit publik për marrjen në shfrytëzim të ndonjë toke të caktuar. Përderisa krijimi i zonave ekonomike mund të lehtësojë barrën sa i përket kësaj fushe, vlen të theksohet se lehtësimi i procedurave të marrjes së pronës publike në shfrytëzim do të ishte lajm i mirëseardhur për investitorët strategjik.
Procedurat e thjeshtëzuara për dhënien e tokave publike në shfrytëzim është mekanizëm i përdorur shpesh nga vendet që synojnë të tërheqin investime të huaja direkte.
Nenet 18, 22, 23 dhe 24 të Projektligji për Investime strategjike përmbajnë dispozita që rregullojnë dhënien e tokës në shfrytëzim. Me qëllim të krahasimit të dispozitave të ligjit të
Kosovës me legjislacionin relevant të vendeve tjera, kjo temë duhet të analizohet në 3 pika, gjegjësisht procedurat për dhënien e tokës në shfrytëzim, kohëzgjatja e dhënies në shfrytëzim, dhe çmimi për qiramarrjen.
Sa i përket procedurave të aplikueshme, në projektligj sqarohet se prona publike mund të vihet në funksion të një projekti strategjik pa kaluar nëpër procedura të parapara me Ligjin e Prokurimit Publik. Për më shumë, specifikohet se procedurat konkrete do të caktohen me akt nënligjor. Në rast se prona ka të bëjë me një ndërmarrje shoqërore, thuhet se së pari
Kuvendi i Kosovës duhet të marrë vendim për heqjen e ndërmarrjes së caktuar nga kompetenca e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, dhe se 20% e të ardhurave të realizuara nga transferimi i pronës do t’i dedikohen punëtorëve të punësuar në ndërmarrje shoqërore.
Kohëzgjatja e dhënies me qira kufizohet në 40 vite, ndërsa çmimi i marrjes me qira i pronës publike pa procedura të prokurimit është i barabartë me çmimin e tregut sipas vlerësimit të ekspertit të autorizuar.
Në Maqedoni kjo çështje rregullohet përmes Ligjit të Privatizimit dhe Dhënies në Shfrytëzim të Tokës Ndërtimore në Pronë Publike në mungesë të një ligji të dedikuar për investime strategjike. Ky ligj thekson se prona publike në tokë ndërtimore mund t’u jepet për shfrytëzim investitorëve privat, dhe se kjo gjë rregullohet përmes akteve dytësore ligjore pas propozimit të Ministrit të Transportit dhe Qeverisë së Maqedonisë mbi koston e qiramarrjes.
Negociatat me investitorët e interesuar zhvillohen me zyrtarë të lartë qeveritarë, që u ofrojnë atyre dhënien e tokës apo pronës publike në shfrytëzim nga 10 deri 99 vite (në Zona të Lira
Ekonomike), në shumicën e rasteve me kosto nën vlerën e tregut. Edhe pse Shqipëria nuk është marrë si vend krahasimor për qëllim të këtij hulumtimi, vlen të theksohet se me qëllim të nxitjes së zhvillimit në sektor të turizmit (sektor strategjik për Shqipërinë), Qeveria ka vendosur që toka investitorëve potencial t’u jepet me çmim simbolik prej 1 eurove për 99 vjet.
Ligji kroat mbi Investimet Strategjike parasheh dispozita shumë të ngjashme sa i përket dhënies së pronës publike në shfrytëzim për investime strategjike. Ligji parasheh edhe dispozita të veçanta të përdorimit të pronave të ndryshme (pyetje, rrugëve etj) për qëllim të këtij investimi. Sa i përket koncesionimit, parashihet që periudha maksimale të jetë e kufizuar deri 99 vite (pa limit të ulët), mirëpo, neni 21.5. i Ligjit parasheh si në vijim: “Nëse për qëllim të një projekti strategjik, investitori i interesuar ka nevojë për lloje tjera të koncesioneve, procedurat për vendimmarrje për dhënie të koncesioneve do të bashkohen
(unifikohen) dhe Qeveria e Republikës së Kroacisë do të marrë një vendim (të përbashkët) për një lloj të koncesionit”.
Ligji për Pronat Publike i Republikës së Serbisë definon si pasuri ose pronë publike, pasuritë natyrore, të mirat e interesit të përgjithshëm dhe të mirat në përdorim të përgjithshëm, gjërat që janë në përdorim nga organet dhe organizatat e Republikës së Serbisë dhe njësive autonome dhe të vetëqeverisjes lokale, agjencitë publike dhe organizatat e tjera që janë themeluar nga Republika e Serbisë (Neni 3). Pavarësisht faktit që pasuritë natyrore konsiderohen si pasuri natyrore (në përputhje me këtë ligj), dhënia në shfrytëzim e tyre, mënyra dhe kushtet e dhënies në shfrytëzim, menaxhimi, tarifat e marrjes në shfrytëzim rregullohet me ligj të veçantë, pra nuk është objekt i këtij ligji. Kompensimi për shfrytëzim të pasurive natyrore përveç Qeverisë, u takon edhe njësive të vetëqeverisjes lokale, në territorin e të cilës ndodhet një pasuri e tillë natyrore e cila merret/jepet në shfrytëzim.
Sa i përket investimit të kapitalit, Neni 14 i Ligjit për Pronat Publike u jep të drejtë, Republikës dhe njësive vetëqeverisëse lokale të investojnë mjetet që janë në pronësi publike të investojnë në kapitalin e ndërmarrjeve publike dhe shoqërore në pajtim me këtë dhe ligjet e tjera. Përkitazi me investimet e tyre, të njëjtat kanë të drejtë të gëzojnë aksione në këto ndërmarrje.
Neni 30, i Ligjit mundëson sigurimin e pronësisë mbi pasuritë e patundshme që janë në pronë publike përmes ndërrimit, nëse një ndërrim i tillë është në interes të Republikës, krahinës autonome, ose njësisë vetëqeverisëse lokale, nëse patundshmëritë ndërrohen sipas kushteve të tregut, ndërsa në rast se vlera e patundshmërisë në pronësi publike është më e madhe se e pronës që këmbehet, këmbyesi dakordohet të paguajë dallimin në para brenda
20 ditëve pas arritjes së marrëveshjes. Prona publike mund të jepet në shfrytëzim deri 99 vite.
Çështja e transferimit të pronës për investime strategjike nuk është e rregulluar në nivel të
Bashkimit Evropian. Direktiva mbi Prokurimin Publik vendos bazat për sistemin ligjor të shteteve anëtare mbi fushën e prokurimit, mirëpo çështja e pronave publike dhe dhënia e tyre në shfrytëzim mbetet në kompetencë të shteteve anëtare. Shtetet si Bullgaria, Lituania dhe Polonia praktikojnë praktika të ngjashme si vendet e rajonit, duke u dhënë investitorëve strategjik (me prioritet) kontrata për shfrytëzim deri në 99 vite. Bullgaria parasheh edhe dhënien e tokës në shfrytëzim pa procedura të prokurimit për “investime me prioritet”, një koncept ky i ngjashëm me investitorët strategjik.
Bazuar në praktikat e rajonit, Kosova duhet të adoptojë politika që mundësojnë shfrytëzimin e pronës publike për zhvillim ekonomik, përderisa garantohet transparenca dhe llogaridhënia. Në këndvështrim të një investitori strategjik, kohëzgjatja e qirasë luan rol të rëndësishëm në planifikim afatgjatë të punës dhe investimeve, dhe rrjedhimisht duhet të bëhen përpjekje që oferta e Kosovës të jetë e barabartë me atë të vendeve të rajonit (deri 99 vjet). Sa i përket çmimit të qiramadhënies, një gjë e tillë duhet të mbetet në diskrecion të qeverisë që të mund të zhvillojë politika që stimulojnë vendosjen e investitorëve në zona të caktuara. Përderisa në përgjithësi aplikimi i çmimit të tregut është standard i pranueshëm, dhënia e tokës në shfrytëzim në zona të lira ekonomike duhet të bëhet me çmim simbolik, duke ndjekur shembullin e Shqipërisë. Kjo pasi që synimi i këtij ligji është krijimi i vendeve të reja të punës, ndërsa jo mbledhja e të hyrave nga qiradhënia.
Sa i përket pronës private, kjo duhet lënë në diskrecion të palëve që të arrihet marrëveshja për shfrytëzimin e pronës. Në raste të tilla, procedurat e shpronësimit duhet të fillojnë vetëm në raste të caktuara bazuar në legjislacionin në fuqi. Për shembull, Ligji i Minierave dhe
Mineraleve parasheh rastet kur investitorët mund të paraqesin kërkesë për inicim të procedurave të shpronësimit.
Çështja e prokurimit dhe koncesionimit në Bashkimin Evropian
Çështja e dhënies në shfrytëzim të pronës publike apo anashkalimit të procedurave të prokurimit publik në kontekst të projektligjit për Investimet Strategjike nuk rregullohet në mënyrë specifike me direktivat e Bashkimit Evropian, duke lënë që të nënkuptohen se rregullimi i praktikave të tilla mbetet në diskrecion të shteteve anëtare. Dy direktivat që janë konsultuar me qëllim të këtij hulumtimi janë Direktiva 2014/23 mbi Kontratat e Koncesionit, dhe Direktiva 2014/24 mbi Prokurimin Publik.
Sa i përket procedurave të negociuara në prokurim publik, ato parashihen në direktivën
2014/24 të Bashkimit Evropian, dhe mund të konkludohet se në masë të madhe ligji në
Kosovë është në harmoni të plotë me dispozitat e parapara në këtë direktive. Megjithatë¸ këto dispozita nuk janë të aplikueshme në aspekt të dhënies së pronës publike në shfrytëzim.
Për më shumë në preambulën e direktiva 2014/23 mbi Koncesionimet bëhet e qartë në mënyrë eksplicite që:
“… disa marrëveshje që kanë si object të drejtën e një operatori ekonomik për përdorimin e të mirave publike apo resurseve që parashihen me ligjin publik apo privat, si për shembull token apo çfarëdo pasurie publike, në veçanti sa u përket sektorëve detar, porteve të brendshme apo aeroporteve, ku Shteti apo autoriteti kontraktues vendos rregulla të përgjithshme për shfrytëzimin e tyre, pa prokurim specifik të produkteve apo shërbimeve, nuk duhet të konsiderohet si koncesionim në kontekst të këtij ligji”.
Në vijim të kësaj preambule sqarohet se “Kjo direktivë njeh dhe riafirmon të drejtën e Shteteve Anëtare dhe autoriteteve publike për të vendosur mënyrën e administrimit të cilën ata vlerësojnë si më të përshtatshmen për kryerjen e punëve dhe dhënien e shërbimeve. Në veçanti, kjo direktivë nuk duhet në asnjë mënyrë të ndikojë në lirinë e shteteve anëtare dhe autoriteteve publike për kryerjen e punëve apo dhënien e shërbimeve drejtpërdrejt publikut apo për të nënkontraktuar këtë dispozitë duke u deleguar palëve të treta.”
Për më shumë, Neni 4 i Direktivës 2014/23 mbi Koncesionimet – Liria për Definimin e Shërbimeve me Interes të Përgjithshëm Ekonomik, sqaron si në vijim:
“Kjo direktivë nuk ndikon lirinë e Shteteve anëtare që në përputhje me legjislacionin e BE-së, të definojnë atë se çka konsiderohet shërbim me interes të përgjithshëm ekonomik, dhe si duhet të organizohen dhe financohen shërbimet e tilla, në përputhje me rregullat e Ndihmës Shtetërore, dhe cilat do të jenë detyrimet e aplikueshme në raste të tilla.”
Paragrafët e mësipërm japin hapësirë që të nënkuptohet se u lejohet shteteve anëtare që në masë të madhe të vendosin për politika konkrete që ndërlidhen me politikat e prokurimit publik, qofshin ato edhe rastet e përjashtimit.
Projektligji për Investime Strategjike veçse parasheh negocimin direkt pa procedura të prokurimit. Meqenëse në nivel të Bashkimit Evropian nuk ekziston ndonjë dispozitë e qartë që pengon negocimin direkt në rastin e shfrytëzimit të pronave publike, kjo dispozitë duhet të qendrojë. Megjithatë, rregullat dhe procedurat specifike përmes akteve dytësore duhet të finalizohen menjëherë pas hyrjes në fuqi të ligjit, dhe të njejtat duhet të përmbajnë dispozita për llogaridhënie. Me qëllim të kontrollit dhe garantimit të transparencës, një alternativë e mundshme do të ishte edhe krijimi i ndonjë komisioni funksional në kuadër të parlamentit, me qëllim që të monitorohen praktikat e negocimit në raste të investimeve strategjike.
Kriteret për vlerësim dhe përzgjedhje të projekteve të investimeve strategjike
Në mënyrë që të bëhet seleksionimi më i drejtë i projekteve të cilat llogariten si investime strategjike, është e rëndësishme që në përputhshmëri me prioritetet e qeverisë të përcaktohen kushte specifike për vlerësim të këtyre projekteve.
Në këtë aspekt, me projektligjin e propozuar në Kosovë, kritere të ndryshme vlejnë për sektorë të ndryshëm. Bazë e vlerësimit është vlera e investimit dhe numri i vendeve të punës që hapen, përcjellë nga aftësia financiare prej 60% për realizim të investimit, përputhshmëria me standarde ndërkombëtare të mbrojtjes së ambientit.
Kroacia, ka ndjekur një qasje tjetër drejt përcaktimit të kushteve për konsiderim të një investimi, si investim strategjik. Për dallim nga Kosova, ku është propozuar që përzgjedhja të bëhet në bazë të sektorëve, në Kroaci ligji specifikon se lloje të ndryshme të investimeve i nënshtrohen kushteve të ndryshme. Për shembull, në përgjithësi vlera e investimit duhet të jetë më e madhe se rreth 20 milionë euro. Nëse i njëjti projekt ka mundësi bashkë-financimi nga fondet e BE-së, atëherë vlera ulet në rreth 10 milionë euro. Ngjashëm, nëse investimi realizohet në ishujt kroat apo afër zonave bujqësore dhe atyre të peshkatarisë, niveli i përcaktuar i investimit ndryshon. Gjithashtu, në ligjin kroat nuk ka ndonjë numër të caktuar të punëtorëve që duhet punësuar, mirëpo vetëm thuhet se investimi duhet të ketë ndikime pozitive edhe në punësim. Kjo mund të jetë dispozitë më e pranueshme nëse synohet të promovohen aktivitetet e prodhimit me vlerë më të lartë të shtuar. Të tjera kushte të përmendura janë edhe sjellja e teknologjive të reja në vend, rritja e standardit dhe kualitetit të produkteve, dhe rritjes së konkurrueshmërisë së ekonomisë kroate.
Vendet e tjera, si Serbia dhe Maqedonia, të cilat nuk kanë skemë të veçantë për tërheqjen e investimeve strategjike në të njëjtën formë sikur Kroacia dhe ligji i propozuar për Kosovë, ofrojnë stimuj të tjerë për zhvillim dhe tërheqje të investimeve të huaja direkte. Stimujt dhe pakot përkatëse të mbështetjes së investimeve janë shtjelluar në pjesët më lart të këtij hulumtimi. Ndërsa, kushtet për të përfituar nga stimujt e ofruar për investime, veçanërisht ato në sektorë me potencial më të madh, Serbia për shembull bazohet në numrin e vendeve të punës që hapen si kriter kryesor, përcjellë nga niveli i investimeve, dhe lokacioni ku bëhet investimi (varësisht nga niveli i zhvillimit nëpër komuna).
Politika e ndjekur nga vendet e tjera, e veçanërisht nga Kroacia, reflekton synimin që përpos vendeve të reja të punës, të tërhiqen edhe teknologji të reja. Në rastin e Kosovës synim kryesor i projektligjit është krijimi i vendeve të reja të punës, dhe rrjedhimisht kriteret e reflektojnë këtë synim. Megjithatë vlerat e investimit dhe numri i nevojshëm i vendeve të reja të punës duhet të rishikohet (ulet) me qëllim që ligji të ketë shtrirje më të gjerë. Për shembull, shihet se në krahasim me Kosovën, Kroacia ka kritere shumë më të lehta që një investim në fushën e bujqësisë të konsiderohet si strategjik.
Çështje të tjera
Me ligjin e propozuar në Kosovë mbi investimet strategjike mund të vërehen edhe disa pika të tjera të cilat mund të paraqesin sfida në zbatim dhe arritjen e qëllimit të ligjit. Të njëjtat janë paraqitur në vijim dhe kërkojnë vëmendje të veçantë gjatë fazave të ardhshme të hartimit të legjislacionit.
Hierarkia e institucioneve përgjegjëse sipas projektligjit është e pakuptueshme dhe përgjegjësitë e institucioneve ndeshen me njëra-tjetrën. Për shembull, përderisa Këshilli
Ndërministror është nivel më i lartë i i vendimmarrjes, i njëjti vetëm i mbështet kërkesat e
Agjencisë Kosovare për Investime dhe Promovim të Ndërmarrjeve, e cila duhet që pas mbështetjes kërkesën ta drejtojë edhe në qeveri. Procedurat e tilla të tejzgjatura burokratike i humbin rëndësinë ligjit dhe shkaktojnë konfuzion tek investitorët e interesuar mbi statusin e aplikimit të tyre.
Shembulli i Kroacisë në këtë aspekt është më i thjeshtë dhe paraqet lidhje lineare mes institucioneve përkatëse. Kështu, Komisioni bën rekomandimin e vet drejt në qeveri, e cila merr vendimin final, dhe grupi operacional pastaj i zbaton vendimet dhe asiston investitorin në procedura.
Një shembull që mund të ndiqet nga Kosova, ngjashëm me Kroacinë, do të ishte që KIESA të dërgojë propozimin në Këshillin Ndërministror, i cili në rast aprovimi e dërgon të njëjtin për formalizim në Qeveri. Pas formalizimit në Qeveri, atëherë formohet edhe grupi operacional dhe investimi vazhdohet. Në këtë mënyrë ofrohet edhe më shumë qartësi karshi investitorëve potencial, në të njëjtën kohë duke u ulur kostot (sidomos ato në kohë).
Neni 14 i Projektligjit për Investime Strategjike parasheh edhe revokimin e statusit të investitorit strategjik. Megjithatë, në këtë nen nuk ka specifika mbi atë se çfarë lloj shkeljesh mund të rezultojnë në revokim, përpos referimit në mënyrë të paqartë tek paraqitja e informatave të reja. Gjithashtu, mungon edhe mundësia e ankimimit ndaj këtij vendimi dhe shpjegimi i asaj se çfarë ndodh me investimet e bëra nga një investitor strategjik në pronë publike të dhënë në shfrytëzim nga Qeveria e Kosovës.
Gjithashtu, duke marrë parasysh sfidat e sektorit gjyqësor në Kosovë, dhe duke u nisur edhe nga dispozitat e Ligjit për Investime të Huaja Direkte, edhe ky projektligj duhet të përmbajë dispozita që mundësojnë zgjidhjen e kontesteve përmes arbitrazhit (vendor dhe ndërkombëtar) si një mekanizëm alternativ ndaj procedurave tradicionale gjyqësore. Një gjë e tillë ndikon dukshëm në uljen e rrezikut të investimeve si dhe shkurton kohën për zgjidhjen e kontesteve.
Krahasim i opsioneve të ndjekura nga Kosova dhe vendet tjera
Çështja Kosova Kroacia Serbia Maqedonia Bashkimi Evropian
Definimi i investimeve strategjike
Investime në sektorët:
energjetik dhe minerar; turizëm;
bujqësi; industri ushqimore;
teknologji industriale; transport;
telekomunikacion; arsim; sport dhe rekreacion; shëndetësi; parqe industriale; naftësjellës dhe gazsjellës; administrim të ujit dhe ujërave të zeza; mbledhje, deponim, riciklim dhe menaxhim i mbeturinave.
Investime në sektorët në vijim:
ekonomi, energji, turizëm, transport dhe infrastrukturë, komunikime elektronike dhe shërbime postare, mbrojtje e ambientit dhe shërbime publike, bujqësi, pylltari, menaxhim të ujërave, peshkatari, kujdes shëndetësor, kulturë, shkencë, teknologji, edukim, mbrojtje, dhe gjyqësor.
Investimet duhet të rrisin punësimin, të përmirësojnë infrastrukturën e cilësisë, promovojnë teknologji për rritjen e konkurrueshmërisë, mbrojnë ambientin, etj.
Kryesisht prodhimtaria me vlerë të lartë të shtuar dhe shërbimet, të cilat i nënshtrohen tregtisë ndërkombëtare.
Investime në sektorët në vijim:
Bujqësia dhe përpunimi i ushqimit, Metalurgjia, Industria e tekstilit, Industria e pjesëve automobilistike, Ndërtimi, Industria kimike, dhe
Sektori i TIK.
Projekte të cilat bien nën Strategjinë Evropa 2020 – me përqendrim në
Infrastrukturë strategjike, përfshirë atë digjitale, transportin, dhe energjinë
Edukim, hulumtim, zhvillim, dhe inovacion
Zgjerim të energjisë së ripërtëritshme dhe efiçiencës së burimeve
Mbështetje për biznese të vogla dhe të mesme.
Përfitimet e investitorëve të huaj në sektorë strategjik
Lehtësira dhe përshpejtim të procedurave administrative
Dhënia në shfrytëzim e pronës publike apo aseteve të tjera
Lehtësira dhe përshpejtim të procedurave administrative
Dhënia në shfrytëzim e pronës publike apo aseteve të tjera
(nuk ka të dedikuara për investitorë strategjik) Grante direkte dhe të punësimit
Pushime tatimore
Subvencionim të pagave
Lirim të makinerisë nga detyrimet doganore
(nuk ka të dedikuara për investitorë strategjik) Vendosje në Zonat për
Zhvillim të
Teknologjisë dhe
Industrisë
Lirime tatimore
Dhënia në shfrytëzim e pronës publike, Lirime nga detyrimet doganore
Politika të tilla nuk parashihen në nivel të BE-së. Mbetet kompetencë e vendeve anëtare.
Kriteret për përfitim të statusin investim strategjik / për të përfituar nga stimujt për investime
Kushtet dhe kriteret:
energjetikë dhe sektori minerar: investimi 30 milion EUR, dhe të paktën 80 vende të punës;
turizëm: investimi 20 milion EUR, dhe të paktën krijon 60 vende pune;
bujqësi: investimi 10 milion EUR dhe të paktën 50 vende pune;
industria ushqimore: investimi 5 milion EUR dhe të paktën 30 vende pune;
teknologji industriale: investimi 40 milion EUR dhe të paktën 60 vende pune;
transport: investimi 30 milion EUR dhe të paktën 80 vende pune;
telekomunikacion: investimi 30 milion EUR dhe të paktën 60 vende pune;
arsim: investimi 5milion EUR dhe të paktën 20 vende pune;
sport dhe rekreacion: investimi 5 milion EUR dhe të paktën 30 vende pune;
shëndetësi: investimi 10 milion EUR dhe të paktën 30 vende pune;
parqet industriale: investimi 10 milion EUR dhe të paktën 50 vende pune;
naftësjellës dhe gazsjellës:
investimi 20 milion EUR dhe të paktën 50 vende pune;
Vlera e investimit duhet të jetë:
Parimisht më shumë se
20 milionë EUR
Më shumë se 10 milionë
EUR, nëse ekziston mundësia e bashkë-financimit me BE.
Më shumë se 3 milionë
EUR nëse realizohet në zonat që kanë asistencë ose gjenden në grupet e qeverisjes lokale
Më shumë se 3 milionë
EUR nëse realizohet në ishuj
Më shumë se 3 milionë nëse bie në fushën e bujqësisë apo peshkatarisë
Për të përfituar nga stimujt që u ofrohen sektorëve, bizneset duhet që të përmbushin kushtet si vijon:
30 vende të punës dhe
250,000 euro të shpenzimeve të arsyetuara për investime në komunat e grupit IV për nga zhvillimi ose komunat e dëmtuara, 40 vende të punës dhe
500,000 euro të shpenzimeve të arsyetuara për investime në komunat e grupit III për nga zhvillimi, 50 vende të punës dhe 1 milion euro të shpenzimeve të arsyetuara për investime në komunat e grupit II për nga zhvillimi, 70 vende të punës dhe 1 milion euro të shpenzimeve të arsyetuara për investime në komunat e grupit I për nga zhvillimi, 20 vende të punës dhe
150,000 shpenzimeve të arsyetuara për investime në sektorin e shërbimeve.
Prioritet për vendosjen në Zona për Zhvillim të Teknologjisë dhe Industrisë do t’u jepet aplikantëve të cilët i përmbushin kriteret në vijim:
Rritjen e punësimit
Pajisja me certifikatë për prodhimtari në përputhje me standardet mjedisore
Prodhimi i bazuar në teknologji të reja
Nivel i lartë i efiçiencës së energjisë.
Politika të tilla nuk parashihen në nivel të BE-së. Mbetet kompetencë e vendeve anëtare.
administrim të ujit dhe ujërave te zeza: investimi 10 milion EUR dhe të paktën 30 vende pune;
mbledhja, deponimi, riciklimi dhe menaxhimit të mbeturinave: investimi 10 milion EUR dhe të paktën 30 vende pune;
Kritere që duhet përmbushur janë edhe aftësia financiare prej 60% për realizim të investimit, përputhshmëria me standarde ndërkombëtare të mbrojtjes së ambientit
Institucionet kompetente
Qeveria e Republikës së
Kosovës
Komisioni Ndërministror
Grupi Operacional
Agjencia për Investime dhe
Mbështetje të Ndërmarrjeve
Qeveria e Republikës së
Kroacisë
Komisioni
Ndërministror
Grupi Operacional
Agjencia Serbe për Zhvillim përmes Agjencisë Serbe për Promovim të Investimeve dhe Eksportit dhe Agjencisë Kombëtare për Zhvillim Rajonal
Agjencia për
Promovim të
Investimeve
7 Ministra pa portofol të cilët punojnë drejt tërheqjes së investimeve
Politika të tilla nuk parashihen në nivel të BE-së. Mbetet kompetencë e vendeve anëtare.
Shfrytëzimi i pronës publike
Ndërmarrjet në pronësi shoqërore:
së pari Kuvendi i Kosovës duhet të marrë vendim për heqjen e tyre nga kompetenca e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, dhe 20% e të ardhurave të realizuara nga transferimi i pronës do t’i dedikohen punëtorëve të punësuar në ndërmarrje shoqërore.
Kohëzgjatja e dhënies me qira kufizohet në 40 vite, ndërsa çmimi i marrjes me qira i pronës publike pa
Dispozitat shumë të ngjashme me ato të propozuara në Kosovë, mirëpo ka rregulla më të veçanta për lloje specifike të tokës, p.sh. për pyje.
Përpos tyre, mundësohet edhe koncesionimi i tokës apo aseteve të tjera deri në 99 vjet.
Ky ligj, parasheh që mbi pasuritë natyrore mund të fitohet e drejta e koncesionit ose e marrjes në shfrytëzim, por që sërish kjo rregullohet me Ligj të Veçantë.
Kompensimi për shfrytëzim të pasurive natyrore përveç Qeverisë, u takon edhe njësive të vetëqeverisjes lokale, në territorin e të cilës
Ministri i Transportit dhe Qeverisë së Maqedonisë rekomandon mbi koston e qiramarrjes.
Negociatat me investitorët e interesuar zhvillohen me zyrtarë të lartë qeveritarë, që u ofrojnë atyre dhënien e tokës apo pronës publike në shfrytëzim nga 10 deri 99 vite (në Zona të Lira Ekonomike).
Praktikat dallojnë nga shteti në shtet. Shtetet si Bullgaria, Lituania dhe Polonia praktikojnë praktika të ngjashme si vendet e rajonit, duke u dhënë investitorëve strategjik (me prioritet) kontrata për shfrytëzim deri në 99 vite.
procedura të prokurimit është i barabartë me çmimin e tregut sipas vlerësimit të ekspertit të autorizuar.
ndodhet një pasuri e tillë natyrore e cila merret/jepet në shfrytëzim. Përpos pagesës direkte, ndryshimi i pronësisë mund të bëhet edhe me ndërrim të aseteve. Tjetërsimi i pronës mund të jetë deri në 99 vite.
Referencat
Agjencia për Investime dhe Konkurrueshmëri. (2013). Udhëzues për Investitorë: Ligji për Investime
Strategjike i Republikës së Kroacisë. Zagreb, Kroaci.
Deparatamenti i Shtetit i ShBA. (2015, Maj). Deklaratë mbi Klimën e Investimeve në Serbi 2015.
Direktiva 2014/24/EU e Parlamentit dhe Këshillit Evropian mbi Prokurimin Publik dhe Shfuqizimin e
Direktivës 2004/18/EC. (2014, Shkurt 24).
Komisioni Evropian. (1997, Dhjetor 1). Kodi i Mirësjelljes për Tatimin e Bizneseve.
Komisioni Evropian. (2015, Korrik 22). Plani i Investimeve për Evropë: Fondi për Investime Strategjike gati për lansim në vjeshtë. Bruksel.
KPMG Maqedoni. (2015). Investimi në Maqedoni viti 2015. Shkup.
Kuvendi i Republikës së Kosovës. (2016, Mars). Projektligji për Investimet Strategjike në Republikën e
Kosovës. Prishtinë, Kosovë.
Ligjit i Privatizimit dhe Dhënies në Shfrytëzim të Tokës Ndërtimore në Pronë Publike. (a.d.). Shkup, Maqedoni.
Parlamenti Evropian dhe Këshilli i Bashkimit Evropian. (2014). Direktiva 2014/23 mbi Kontratat e
Koncesionit. Bruksel.
Parlamenti Evropian dhe Këshilli i Bashkimit Evropian. (2015, Qershor 25). Rregullore 2015/1017 e
Parlamentit dhe Këshillit Evropian mbi Fondin për Investime Strategjike, Qendrën Këshilluese
Evropiane për Investime, dhe Portalin Evropian të Projekteve Investuese. Bruksel.
Parlamenti i Republikës së Bullgarisë. (2013). Ligji për Promovim të Investimeve.
Parlamenti i Republikës së Kosovës. (2016). Transkript nga Dëgjimi Publik i Komisionit për Zhvillim
Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri.
Parlamenti i Republikës së Kroacisë. (2013, Tetor 30). Ligji për Investime Strategjike. Zagreb.
Parlamenti i Republikës së Maqedonisë. (a.d.). Ligji mbi Zonat për Zhvillim të Teknologjisë dhe
Industrisë. Shkup.
Parlamenti i Republikës së Serbisë. (a.d.). Ligji për Pronat Publike i Republikës së Serbisë . Beograd, Serbi.
Pricewaterhouse Coopers. (2016). Udhëzues i të Bërit Biznes dhe Investimit në Maqedoni 2016.
Shkup, Maqedoni.
Republika e Serbisë. (2012). Rregullore për kushtet dhe mënyrën e tërheqjes së investimeve direkte te huaja. Beograd, Serbi.
ZAKON O
STRARESKIM
INVESTACIJAMA
U REPUBLICI
KOSOVO
Pripremljeno za:
Komisija za ekonomski razvoj, infrastrukturu, trgovinu i industriju
Srpski
Mart 2016, Pristina
PARLAMENTARNO
ISTRAŽIVANJE
Ovo parlamentarno istraživanje omogućeno je podrškom USAID-a za projekat koji realizuje
Kosovski demokratski institut (KDI). Ovaj projekat ima za cilj da pomogne Direkciji za istraživanja, arhivu i biblioteku istraživanjima istraživačkih instituta van Skupštine u određenim i konkretnim oblastima.Ovo istraživanje je urađeno na zahtev Komisije za Komisija za ekonomski razvoj, infrastrukturu, trgovinu i industriju. Takođe, ova istraživanja poštuju kriterijume objektivnosti, nepristrasnosti i nemaju za cilj da pruže preporuke već samo faktičke podatke i međunarodne prakse.
Autor ovog istraživanja je Vodic Za Meduradnu Trgovinu Na Kosovu. Sadržaj ovog istraživanja ne odražava gledišta ili stavove USAID-a ili KDI-a.
Sadržaj Uvod
Definisanje strateških investicija
Pogodnosti ponuđene stranim ulagačima u strateškim sektorima
Davanje javnog zemljišta na korišćenje
Pitanje nabavki i koncesija u Evropskoj uniji
Kriterijumi za procenu i odabir projekata strateških investicija
Druga pitanja
Uporedba opcija primenjenih na Kosovu i u drugim zemljama
Kosovo
Hrvatska
Srbija
Makedonija
Evropska unija
Bibliografija
Uvod
Načela tržišne privrede sa fer i ravnopravnom konkurencijom, ključni su stubovi ekonomskog poretka na Kosovu, koji su kao takvi u samim temeljima Ustava zemlje. Polazeći od ove činjenice, planiranje ekonomskog razvoja zemlje, na premisama podizanja kapaciteta i poboljšavanja položaja privatnog sektora, vredni su hvale i dalje podrške. Uprkos nastojanjima da se poboljša poslovno i investiciono okruženje u zemlji, nivo investicija i tempo stvaranja novih radnih mesta, neprestano su bili ispod željenog nivoa i nedovoljni za održiv ekonomski razvoj i poboljšanje opšteg blagostanja. Strani i domaći ulagači još uvek se ustručavaju da svoja sredstva ulože u različite projekte na Kosovu i bez ikakve sumnje, ovo ustručavanje trebalo bi da podstakne na razmišljanje o sadašnjoj situaciji i na razmatranje različitih alternativa za udaljavanje od ovog statusa quo.
Jedna od glavnih žalbi potencijalnih ulagača, bilo domaćih ili međunarodnih, upravo je prekomerna institucionalna birokratija i zakonodavni teret na koji nailaze u trenutku kada razmatraju mogućnosti da ulože u zemlji. Nedostatak zakonskog okvira koji bi omogućio vladi da direktno pregovara sa zainteresovanim ulagačima, kako bi shvatila i odgovorila na zahteve ovih ulagača, pokazala se preprekom u mnogim slučajevima. Privredni subjekti su pozdravili ideju izrade posebnog zakona o strateškim investicijama, koji je prvobitno predložen u vidu izbornih političkih programa, a kasnije je uvršćen i u program vlade. Razlog za to bila je upravo činjenica da je ovaj zakon sagledan kao veoma dobra mogućnost da se nadležnim organima u zemlji omogući da stvore fleksibilnije mehanizme za privlačenje investicija i da se poboljša komparativan položaj Kosova u regionalnoj ravni. Nezavisno od toga, vredi istaći da zabrinutosti na koje je ukazala Kancelarija Evropske unije na Kosovu o eventualnom nepoklapanju sa Direktivama EU i posledično mogućnostima za eventualne zloupotrebe, pozivajući da žiža interesovanja bude na poboljšanju vladavine prava, borbi protiv korupcije, daljem poboljšanju poslovnog okruženja itd. U tom smislu, i predstavnici građanskog društva i poslovnih udruženja tražili su da se sve zakonske odredbe usklade sa direktivama EU, imajući posebno u vidu date primedbe. Fleksibilnost u pregovorima ni po koju cenu ne treba da dovede da se zaobiđu zakonske odredbe koje uređuju druge oblasti, uključujući i javne nabavke ili javno-privatno partnerstvo.
Nezavisno od toga, imajući u vidu sve ono što je prethodno istaknuto, očigledno je da na tržištu postoji potreba za reformom u pristupu i domaćim politikama, kako bi se prokrčio put stranim direktnim investicijama i domaćim investicijama koje su ozbiljne i nose sa sobom potencijal za ekonomski razvoj zemlje, posebno smanjenje nezaposlenosti u zemlji.
Predlog zakona o strateškim investicijama propisuje pojednostavljivanje postupaka i otvoreniji pristup prema stranim i domaćim investicijama, posebno u strateškim sektorima u zemlji. Očekuje se da efekti ovog zakona dovedu do stvaranja novih radnih mesta i veće ekonomske aktivnosti koju zemlja treba. Istovremeno, kao praksa koja zadire u rad tržišta, Zakon o strateškim investicijama iziskuje posebnu pažnju, kako bi se sprečilo da bude u suprotnosti sa načelima slobodne tržišne privrede, konkurencije, jednakosti i transparentnosti.
U tom smislu, ovaj istraživački rad ima za cilj da istraži neke od glavnih tačaka koje dotiče
Zakon o strateškim investicijama, uključujući i definiciju ‘strateških investicija’, predviđene pogodnosti po strateške ulagače i analizu postupaka procene i prijavljivanja za strateške projekte. Kako bismo izvukli pouke iz praksi drugih zemalja, razmotrićemo u vidu analitičkih slučajeva Makedoniju, Srbiju i Hrvatsku da da vidimo da li je ovaj predlog zakona u skladu sa direktivama Evropske unije, a analiziraćemo i zakonodavstvo EU u vezi sa ovim praksama.
Definisanje strateških investicija
Različite države, u zavisnosti od svojih prirodnih resursa, komparativnih prednosti i drugih faktora, identifikuju i izrađuju politike sa ciljem da podrže posebne sektore od strateške važnosti u datoj državi. U tom smislu, predlogom zakona o strateškim investicijama, Kosovo je sledeće sektore proglasilo strateškim: energetika i rudarstvo; turizam; poljoprivreda;
prehrambena industrija; industrijska tehnologija; transport; telekomunikacije; obrazovanje;
sport i rekreacija; zdravstvo; industrijski parkovi; naftovodi i gasovodi; vodoprivreda i upravljanje otpadnim vodama; prikupljanje, deponovanje, recikliranje i upravljanje otpadom. Posledično, investicije načinjene u ovim sektorima smatraju se strateškim investicijama, međutim predlog zakona ne propisuje dalje pojedinosti kojima bi se definisale investicije u ovim sektorima ili šta se konkretno smatra strateškom investicijom.
U Hrvatskoj, Zakon o strateškim investicijama definiše strateške projekte kao:
“projekte čijom se provedbom stvaraju uvjeti za zapošljavanje većeg broja osoba, ovisno o vrsti i lokaciji projekta, koji znatno pridonose razvoju ili poboljšanju uvjeta i standarda za proizvodnju proizvoda i pružanje usluga , koji uvode i razvijaju nove tehnologije kojima se povećava ekonomičnost i konkurentnost u gospodarstvu ili javnom sektoru i/ili kojim se podiže ukupna razina sigurnosti i kvaliteta života građana i zaštita okoliša, koji pozitivno utječe na više gospodarskih djelatnosti i čijom se provedbom stvara dodana vrijednost, te koji u većoj mjeri pridonosi održivom razvitku i zaštiti prostora i okoliša, te koji znatno pridonosi konkurentnosti hrvatskog gospodarstva..”
Dalje, strateške investicije predstavljaju one investicije koje pripadaju sledećim oblastima i obuhvataju izgradnju strukture na sledećim poljima: privreda, energija, turizam, transport i infrastruktura, elektronska komunikacija i poštanske usluge, zaštita životne sredine i javne usluge, poljoprivreda, šumarstvo, upravljanje vodama, ribolov, zdravstvena zaštita, kultura, nauka, tehnologija, obrazovanje, zaštita i pravosuđe.
This is the start of the file's text. The full file is on GovTribe.
File details come from the government source that posted it. Updated .